“Të pata thënë o shoku…” Monika nuk kursen thumbat për krisjen e miqësisë mes Sabianit dhe Ilirit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një nga miqësitë më të ngushta të krijuara brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania ishte ajo mes Sabianit dhe Ilirit.

Dyshja e quanin vëlla njëri-tjetrin brenda por duket se gjërat jashtë kanë ndryshuar.

Që pas daljes së Ilirit nga shtëpia ata nuk u panë më bashkë madje Sabiani deklaroi se pothuajse të gjithë banorët kanë ndryshuar pas daljes nga emisioni dhe kanë qenë ndryshe nga pritshmëritë e tij. I pyetur se kush ka përfituar me shumë nga ai, Sabiani i është përgjigjur se vëllai i tij duke e patur fjalën për Ilirin të cilit i referohej ashtu. Gjithashtu kur Sabiani festoi ditëlindjen nuk pati një urim nga Iliri.

E lidhur me këtë krisje nuk ka munguar një reagim nga Monika, e cila përmes një postimi në rrjete sociale hedh thumba të rëndë.

“Ahhh…të pata thënë o shokuuu “ ri rehat ti, se ti dhe unë këtu do jemi bashkë, rrugëve të qyteti tonë…të tjerët tranzit do jenë…vajtje ardhje. Më ra goja duke të të thënë se janë fjalë shumë të mëdhaja të thuash vëlla, motër, besnikëri…por ti prap s’më dëgjove e s’më kuptove… Ahh mos u bëj nevrik tani…shytttt mos lehhh më”-u shpreh në postim ajo.


You may also like