Të paktën 280 viktima si pasojë e tërmetit që goditi Afganistanin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një tërmet i fuqishëm u ka marrë jetën 280 personave dhe ka lënë qindra të plagosur në Afganistan. Një zyrtar i Afganistanit tha për BBC News se numri i të vdekurve ka të ngjarë të jetë më shumë, teksa shtoi se 150 persona të tjerë ishin plagosur si pasojë e tërmetit.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA, tërmeti i cili goditi gjatë orëve të para të mëngjesit teksa shumë njerëz ishin në gjumë, kishte magnitudë 6.1 ballë dhe një thellësi prej 51 km. Tërmeti goditi rreth 44 km (27 milje) nga qyteti juglindor i Khost.

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, lëkundjet u ndjenë në më shumë se 500 km në Afganistan, Pakistan dhe Indi. Referuar kësaj qendre, u deklarua se dëshmitarët kishin raportuar se e kishin ndjerë tërmetin në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, si dhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.

“Fatkeqësisht, mbrëmë pati një tërmet të fortë në katër rrethe të provincës Paktika, i cili u mori jetën dhe plagosi qindra bashkatdhetarë tanë dhe shkatërroi dhjetëra shtëpi. Ne u bëjmë thirrje të gjitha shërbimeve të ndihmës që të dërgojnë ekipe në zonë menjëherë për të parandaluar katastrofën e mëtejshme”, shkroi në Twitter zëdhënësi i qeverisë, Bilal Karimi .

Fotot e shpërndara në rrjetet sociale tregonin njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi plotësisht të rrënuara në provincën Paktika.

You may also like