Të paktën 120 të vdekur teksa ‘festa e frikës’ kthehet në tragjedi të vërtetë në Seul (video-foto)

by admin
Spread the love

Ka arritur në 120 numri i viktimave të tragjedisë shokuese sonte në Seul, ku njerëzit që kishin dalë për të festuar “Halloween” në rrugët e ngushta të zonës qendrore Itaevon, kanë humbur ndjenjat ose kanë vdekur nga shtypja dhe arsye ende të paditura.

Kreu i zjarrfikësave të Seul, Choi Seong-beom, tha se numri i viktimave mund të rritet ende, teksa një numër të plagosurish në spital janë në gjendje të rëndë.

Shumica e trupave është dërguar tashmë në spital ndërsa një pjesë janë vendosur në një pallat sportesh aty pranë për të bërë identifikimet e tragjedisë së rëndë.

Shkaku zyrtar i vdekjes nuk është bërë ende i ditur por raportimet thonin se shumë njerëz kishin humbur ndjenjat mes grumbullimeve të pakontrolluara.

Agjencia vendase Yonhap tha se njerëzit ishin shtypur nga turma, ose kishin pësuar “atak kardiak,” për arsye të panjohura.

Ndërsa zyrtarët e emergjencës thanë se të paktën 81 nga zona e tragjedisë  kishin telefonuar për të raportuar ”vështirësi në frymëmarrje”.

Policia ka izoluar zonën Itaevon ku ndodhi tragjedia teksa imazhet e rënda në media tregojnë dhjetra njerëz të shtrirë në rrugë pa ndjenja.

Presidenti Yoon Suk Yeol ka dërguar grupet e katastrofës mjekësore në zonën e incidentit.