Të paktën 10 ditë larg fushës, Ibra humbet derbin dhe sfidën kundër Genoas

by admin
Spread the love

Zlatan Ibrahimovic është detyruar që të ndalet sërish. Pasi humbi sfidën kundër Torinos, sulmuesi suedez ka marrë lajmin negativ që do të qëndrojë jashtë fushave të lojës të paktën për 10 ditë për një mbingarkesë në gju.

Ky është një lajm negativ për Milanin dhe një mungesë e madhe në këtë fazë vendimtare të sezonit. Ibrahimovic nuk mund të luajë dy ndeshjet e Serisë A kundër Genoas dhe Lazios, por edhe sfidën e kthimit në Kupën e Italisë kundër Interit.

Nëse nuk do të ketë surpriza gjatë rikuperimit, 40-vjeçari do të jetë i gatshëm për skuadrën e Piolit për duelin kundër Fiorentinës në “San Siro”.

Tani duhet që peshën e sulmit ta përballojë i vetëm Giroud, i cili në ndeshjet e fundit ka humbur shënjestrën. / Oversport.tv

You may also like