“Të mos përsërisim gabimin si me Greqinë”, Erdogan kundër anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

by admin
Spread the love

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se nuk ishte e mundshme për vendin e tij që të mbështeste planet e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO, duke pretenduar se dy shtetet kanë brenda tyre organizata terroriste.

“Për momentin po ndjekim zhvillimet në lidhje me Suedinë dhe Finlandën, por nuk kemi qëndrime pozitive, sepse në të kaluarën qeveritë e mëparshme turke kanë bërë një gabim me anëtarësimin e Greqisë dhe ju e dini qëndrimin aktual të Greqisë kundër Turqisë, që mbështetet nga NATO”, tha Erdogan.

Turqia ka qenë gjithmonë zyrtarisht mbështetëse e zgjerimit, që prej bashkimit me aleancën ushtarake 70 vite më parë. Çdo vendim për pranimin e një vendi të ri anëtar duhet të miratohet unanimisht nga të gjithë shtetet.

“Si Turqi, ne nuk duam të përsërisim gabime të ngjashme. Për më tepër, vendet skandinave janë bujtina për organizatat terroriste. Anëtarët e Partisë Popullore të Kurdëve dhe Partisë Revolucionare Popullore Çlirimtare fshihen në Suedi dhe Holandë, madje janë deputetë të disa vendeve. Në këtë pikë, nuk është e mundur që ne të kemi një pikëpamje pozitive”.

Lexo lajme interesante

You may also like