Të miturit në Prizren ‘luajnë’ me thika, lëndohet një 15-vjeçar

by admin
Spread the love

Posedimi i armëve të ftohta e me raste edhe atyre të zjarrit nga të miturit, është bërë dukuri shqetësuese e cila ka prekur të gjitha qytetet e Kosovës. E janë të shpeshta rastet e therjeve me thikë te personave të mitur.

E një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Reshat Krajgdiu’ në Prizren, ku një 15-vjeçar është therur aksidentalisht me thikë nga shoku i tij 13-vjeçar me të cilin po luanin.

Si pasojë e lëndimeve që mori nga therja me thikë, i mituri është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Spitalit bëjnë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat se si ka ndodhur rasti.

You may also like