Të lutem mos më lër – Shqip

by admin
Spread the love

Nën akuzë për ngacmim, Alves telefonon bashkëshorten nga qelia

Me shpalljen fajtor për ngacmim seksual, Dani Alves duket se do të hedhë në erë edhe marrëdhënien bashkëshortore me Joana Sanz. Braziliani rrezikon deri në 12 vite burgim por edhe divorcin me bukuroshen spanjolle.

Një vendim i menduar për të cilin 29-vjeçarja e konfirmoi në rrjetin social “Instagram”, teksa shtoi se nuk ka zhvilluar ndonjë komunikim me mbrojtësin. Por, duket se ka qënë Dani Alves ai që ka bërë hapin përpara, pasi ka telefonuar nga burgu për t’i kërkuar mëshirë.

“Të lutem mos më lër vetëm tani” mësohet t’i ketë thënë 39-vjeçari, i cili e di se qëllimi i Joanës është të divorcohet. Lajmi nuk është konfirmuar ende nga modelja, e cila ka ngarkuar avokatët e saj për të përshpejtuar procesin.

Avokatët e saj i kanë rekomanduar që të heshtë, pasi deklaratat e saj nuk e favorizojnë as atë e as Dani Alves, në një situatë shumë delikate. Ish-lojtari i Barcelonës dhe Juventusit akuzohet për përdhunim, ngjarje e ndodhur në një klub nate në Barcelonës, teksa ka një marrëdhënie me Sanz që prej vitit 2017.

Klan News

TI RAPORTON!

You may also like