“Të kushtëzuar nga numri i të huajve”, Bylisi njofton largimin e dy brazilianëve

by admin
Spread the love

Klubi i Bylisit ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me dy lojtarë brazilanë.

Në një postim në rrjetet sociale klubi i Bylisit shkruan se i kushtëzuar nga numri i të huajve ka ndërprerë bashkëpunimin me

Biringuetan dhe Ananias.

Ndër të tjera ballshiotët falenderojnë dy lojtarët për kontributin e dhënë në titullin kampion të Kategorisë së Parë.

“Çdo fillim e ka një fund…, e rëndësishme është që ndahemi si kampionë!

Tashmë është koha që të përshëndetemi me dy nga kampionët e sezonit të shkuar, në fushë dhe jashtë saj.

Klubi ynë ka gjetur marrëveshjen dhe me mirëkuptim përfundon këtu bashkëpunimin me dy lojtarët brazilianë, mesfushorët Biringueta dhe Ananias, të cilët i falënderojmë për kontributin maksimal, duke qenë korrekt dhe shumë profesionist në fushë, në realizimin e sukeseve të klubit tonë, por edhe jashtë saj, si dy personazhe shumë të dashur në qytetin tonë!

Të kushtëzuar nga numri i të huajve, erdhi ndërprerja e bashkëpunimit me dy brazilianët, por nisur nga fakti se kemi ende gjashtë lojtarë të huaj si: Samba, Loran, Aboubakar, Fall, Antoni dhe Barboza. Nisur edhe nga fakti se presim edhe 3-4 lojtarë të huaj, do të ketë sërish huazim të 1-2 lojtarëve të sipërpërmendur…

Faleminderit kampionë #Biringueta&#Ananias

Muito obrigado irmão!

#forcabylis #njëklubshumëzemra”,-shkruan Bylisi./ Super Sport


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like