“Të kam pas vëlla, amanetin do ta kryej”, Gjiko humb njeriun e shtrenjtë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjiko është një nga reperët më të njohur në vendin tonë dhe mjaft i preferuar kryesisht nga të rinjtë shqiptarë. Këto ditë kanë qenë mjaft të trishta për Gjikon, pasi një nga miqtë e tij më të mirë, i cili dikur ka qenë edhe pjesë e muzikës, Gjikla, ka humbur jetën për shkak të një sëmundje të rëndë.

Reperi ka bërë një status shumë prekës në rrjete sociale duke shkruar se do ia kryejë amanetin dhe do ia mbajë premtimin.

“Gjikla, po mundona e u bë i fortë, njëjtë si me mësove tërë jetën, ty të kom pas vëlla, shok, mentor aleat o Gjikla jem, shumë sfida i kaluam bashkë edhe këtë sfide menduam se do e kalonim, vetëm një gjë e di sigurt, sëmundja nuk e pati aspak të lehte, qetësia jote ia ngadalësoj turrin, mençuria jote e zhveshi atë.

Shkenca e mjekësia u fasionua me metodat tuaja, por ja që Zoti të deshti më shumë se ne. Sepse engjëjt nuk jetojnë në tokë, por në parajsë. Premtimin ta kom dhënë, e premtimet do i mbaj, amanetin do ta kryej, e kurrë nuk kom me u ndal, veç për ty Gjikla jem, njëjtë si ti që nuk u ndale asnjëherë për mua Gjikla jem.

Pusho i qetë vëlla i dashur , e Ishalla na ki bo hallall të gjithëve, gjithmonë në zemrat tona pulsi jonë do të jesh”- shkroi Gjiko në postimin e tij në rrjete sociale. Një dedikim shumë prekës për mikun e tij të mirë, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, në moshën 41-vjeçare.

You may also like