Të ishim bashkë, s’do të lija kurrë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Luiz Ejlli është pa dyshim një nga banorët më karizmatikë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 2. Edhe pse kanë kaluar pak ditë që nga startimi i këtij reality show, këngëtari ka shfaqur hapur simpatinë për një nga konkurrentet e këtij edicioni, moderatoren e njohur Kiara Tito.

Për momentin, ai është hasur me refuzimin e saj, por së fundmi kanë ndodhur gjëra të reja brenda shtëpisë.Në një bisedë të zhvilluar ditën e sotme me moderatoren, Luizi ka rrëfyer për herë të parë se ai vuan nga një sëmundje e rrallë.

Ai është interesuar për t’u kuruar, ndërsa ka treguar se janë vetëm 11 klinika që merren me kurimin e kësaj sëmundje. Ndërkaq, Kiara ka treguar interes ndaj rrëfimit të këngëtarit, duke thënë se nuk do ta linte nëse do të ishin bashkë.

Luizi: Thonë që është sëmundje e rrallë, 11 klinika janë në botë për këtë. Njëra që jam interesuar ishte e zënë deri në gusht…

Kiara: Nuk kam fjalë! Nëse do ishim bashkë, kurrë s’do të lija…

You may also like