Të hapen negociatat për Shqipërinë, kapitujt për Serbinë dhe të hiqen vizat për Kosovën (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, po merr pjesë në samitin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Brdo të Sllovenisë.

Ai ka thënë se liderët evropianë do ta bëjnë të qartë se janë të përkushtuar që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së.

Varhelyi para gazetarëve ka thënë se duhet të hapen negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të hiqen vizat për kosovarët, si dhe të hapen kapitujt e anëtarësimit për Serbinë.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme. Liderët tanë jo vetëm që do ta konfirmojnë, por do ta bëjnë gjithashtu shumë të qartë se jemi të përkushtuar për integrimin e plotë dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Prandaj, ne duhet të marrim përgjegjësitë dhe vendimet që na çojnë te kjo, çka nënkupton hapjen e parë të konferencës ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, hapjen e kapitujve me Serbinë, përshpejtimin e punës tonë që Bosnja dhe Hercegovina të bëhet vend kandidat dhe  heqjen e vizave për kosovarët”.

Ai ka deklaruar se një temë shumë e rëndësishme që do të diskutohet në punimet e samitit të sotëm do të jetë rimëkëmbja ekonomike pas krizës së COVID-19./ Klankosova.tv.

 

You may also like