Të gjithë kërkojnë Dybalan, në garë futet edhe një tjetër klub

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Paulo Dybala është një nga lojtarët e shumtë që janë afrime luksi me parametër zero në këtë merkato vere. Pas largimit nga Juventusi, lufta për të është e madhe, ndërsa së fundmi në garë është shtuar edhe një tjetër ekip.

Bëhet fjalë për ekipin e Napolit që po kërkon të konkurrojë Interin dhe Milanin për të marrë shërbimet e yllit argjentinas. Interi kërkon të fitojë kohë në mënyrë që të shesë sulmuesit e padëshiruar në ekip dhe të marrë shërbimet e Dybalas.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Milanit kërkojnë të përfitojnë nga ngërçi i zikaltërve për të veshur me fanellën kuqezi Dybalan. Megjithatë, tashmë në garë është edhe Napoli që provon t’i sjellë një afrim cilësor Luciano Spallettit. Megjithatë, nuk janë vetëm këto tre klube të interesuara, pasi ka edhe klube angleze dhe spanjolle që kërkojnë të përfitojnë nga situata. /oversport.tv

 

You may also like