Të gjithë e nisin nga zero, 5 mënyra për të filluar – Shqip

by admin
Spread the love

Zgjidh rrugën tënde në jetë, lëviz dhe kurrë mos ndalo.

Çdokush e nis nga fundi. Të gjithë. Ekziston një klishe që thotë : “Kur ke prekur fundin tënd, e vetmja rrugë është që të ngjiteni lart“. Nëse dëshironi të ndryshoni gjendjen tuaj financiare , të keni një stil jetese më të shëndetshëm ose të përmisoni marrëdhëniet tuaja, çdo gjë është e mundur, edhe kur keni goditur fundin e shkëmbit.

Ekziston një ide e gabuar se njerëzit e suksesshëm kanë lindur të privilegjuar dhe me talent të veçantë që i vendos ata në një piedestal më të lartë se pjesa tjetër e jona. E vërteta është se të gjithë e nisin nga zero. Askush nuk ka lindur i suksesshëm. Edhe ata që lindin të pasur mund të zgjedhin rrugë destruktive ose konstruktive. Siç Mario Puzo, “Kumbari” thotë : “Njerëzit e mëdhenj nuk lindin të tillë,por ata bëhen”.

Pra, si mund të bëhemi të mëdhenj?

Megjithëse mund të jetë e frikshme t’ja nisësh nga zero, këtu keni 5 mënyra për të nisur jetën tuaj pasi keni prekur fundin :

Identifikoni saktësisht se çfarë dëshironi

Ndonëse rifillimi nga poshtë është i frikshëm, mundohuni të largoni fokusin prej asaj që nuk keni dhe drejtojeni vëmendjen tek ajo që doni të tërhiqni. Fokusimi tek ajo që të mungon , krijon më tepër mungesa. Bëni të kundërtën, fokusohuni saktësisht tek ajo që doni në jetë. Ju mund të nisni jetën tuaj duke u fokusuar drejt një qëllimi të ri, por ju duhet të ngushtoni vëmendjen tuaj në një ose dy qëllime kyçe që janë kaq imponuese sa do t’ju shtyjnë t’i realizoni ato.

Ndryshoni mentalitetin tuaj rreth suksesit

Shumë njerëz e barazojnë suksesin me të bërit para. Por paraja është një nënprodukt, jo përkufizim i suksesit. Autori dhe trajneri i suksesit Earl Nightingale na këshillon:

Suksesi nuk është rezultat i të bërit para, të bërit para është rezultat i suksesit. Suksesi është në përpjestim të drejtë me shërbimin tonë. Por, ajo që ndodh është se shumica e njerëzve e kuptojnë dhe zbatojnë këtë ligj mbrapsht. Ata besojnë se ju jeni të suksesshëm nëse fitoni shumë para. E vërteta është se ju mund të fitoni para vetëm pasi të jeni të suksesshëm.
Me fjalë të tjera, në vend që të fokusoheni tek ato që ju mungojnë, përqendrohuni tek ato që keni dhe tek çfarë mund t’i ofroni të tjerëve.

Rivendosni të dhënat tuaja (Rishikoni situatën në të cilën ndodheni)

Nëse jeta juaj është e mbushur me ndikime negative, të cilat ju tregojnë se nuk mund të inkurajoni zërat brenda jush që ju nxisin të rriteni, atëherë është momenti të shikoni ambientin në të cilin shpenzoni kohën tuaj dhe burimin e së keqes. Një nga sfidat e mëdha të atyre që rinisin të ngrihen pasi kanë prekur fundin është paaftësia e tyre për të larguar influencuesit e dëmshëm nga jeta e tyre.

Informacioni dhe ndikimet që marrim gjatë ditës drejton karakterin dhe atë që do të lëmë më pas në jetë. Nëse dëshironi të përmisoni rrethanat tuaja, kontrolloni se me çfarë e ushqeni mëndjen tuaj gjatë ditës.

-E rrethoni veten me njerëz që ju inkurajojnë të rriteni ?

-E shpenzoni kohën duke lexuar libra të mirë dhe programe inkurajuese ? Nëse jo përgatituni të nisni rrugëtimin tuaj nga e para.

Fundi është vendi më i mirë nga mund t’ja nisni

Kur ja nis nga fundi, gjithçka është e mundur. “Fundi i shkëmbit u bë themeli mbi të cilin unë rindërtova jetën time”, pranoi J.K Rowling , e cila vazhdoi të ndërtonte perandorinë e pakrahasueshme të “Harry Poter”.
Kuptojeni se t’ja nisësh nga fundi është një bekim i fshehur. Ju mund të zgjidhni se si doni që të jetë jeta juaj, dhe ta ktheni atë në drejtim të pasioneve tuaja.

Hiq sytë nga vetja

Para se të prekim fundin e shkëmbit, ne zakonisht po na përmbyt keqardhja për veten. E bukura e të prekurit fundin është se aty kupton se sa e kot është të na vijë keq për rrethanat ku jemi, shpesh duke justifikuar veten dhe fajësuar të tjerët. Ju mundet që për herë të parë në jetë të mbani mbi shpatulla përgjegjësitë për rrethanën se ku ndodheni, dhe të kuptoni se në jetë ka njerëz të cilët gjenden në rrethana edhe më të këqija se të tuat.

Një mënyrë për të ndryshuar jetën tuaj dhe për tu ngjitur nga fundi drejt majës, është që ti hiqni sytë prej vetes tuaj dhe të kuptoni potencialin që keni për të ndihmuar të tjerët. Të prekurit fundin ju ndihmon të keni dhembshuri për të tjerët, sepse jeni në gjëndje të kuptoni situatën e tyre, duke qenë se keni kaluar nga aty edhe vetë. Kur i jepni dorën dikujt në nevojë ju kuptoni se sa me fat ju jeni dhe se si të prekurit fundin është një fillim i mrekullueshëm për një jetë jashtëzakonisht të kënaqshme.

Pra, çfarë keni për të humbur ? Shtypja e butonit i cili rinis jetën tuaj pasi keni prekur fundin, ju jep mundësinë të filloni e të bëni zgjedhje të reja për jetën. Nëse si unë, edhe ju keni prekur fundin dhe jeni ngritur sërish, do të dëshiroja pa masë të dëgjoja historinë tuaj!

You may also like