Të gjitha vajzat më kanë zili!

by admin
Spread the love

Ronela Hajati ka ka marrë pjesë në një event në Madrid, ku dhe ka parë aktorin e njohur, William Levy. Këngëtarja shqiptare ka ndarë një video nga momenti ku ylli i telenovelave meksikane takon disa fansa. “Vajzat do të më kenë zili tani e di”, ka shkruar Ronela.

Levy është një ndër aktorët më të pëlqyer cili ka luajtur në shumë telenovela shumë të njohura për shqiptarët. Ai njihet më së shumti për rolin në telenovelat “Kujdes nga engjëlli” dhe “Triumfi i dashurisë”, ku luajti krah Maite Perronit si dhe “Magji dashurie” me Jacqueline Bracamontes.

Kujtojmë që Ronela Hajati ka kaluar disa ditë shumë të trazuara, që nga pjesëmarrja e saj në Eurovision, si dhe në dalje të tjera publike.

Gjithashtu, Ronela ishte viktimë edhe e një grabitje, ku ia morën telefonin edhe lekët në mes të Londrës. Asaj i kanë vjedhur të gjitha kartat personale dhe paratë që ka pasur në çantë. Dhe këtë e ka treguar vetë këngëarja përmes një postimeve të publikuara në rrjetet e saj sociale.

You may also like