Të dyshuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, iu gjetën një kallashnikov dhe një pistoletë

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Të arrestuarit janë Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik edhe Malsor Mehmetaj.

Sinjali mëson se të arrestuarve u është konfiskuar një pistoletë dhe një kallashnikov. Burimet, po ashtu, njoftuan se lidhur me këtë rast dy herë janë zhvilluar bastisje.

Motivi i sulmit ndaj autobusit në Gllogjan, ku u vranë tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës, sipas burimeve të Sinjalit dyshohet se lidhet me vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020.

You may also like