‘Të dua fort’, Luizi përlotet nga largimi i Oltës: Me kë ta bëj luftën tani?

by admin
Spread the love

 

Olta Gixhari doli mbrëmjen e sotme nga “Big Brother VIP”. Malli për djalin e shtyu të merrte këtë vendim. “Jam djegur nga malli për të dhe në këtë moment nuk ka finale në botë që të më bëjë të ndryshoj mendje”, tha aktorja.

 

Ndonëse i biri e surprizoi në shtëpi, Olta u mërzit akoma më shumë sepse ai nuk e njohu dhe i qëndroi i distancuar. Largimi i aktores i përloti të gjithë banorët por kryesisht Dean, Luizin dhe Kristin. Luizi i kërkoi te dera të mos ikte, ndërsa Olta i tha: Të dua fort.

Pasi Olta u largua, Luizi tha i përlotur: Me kë ta bëj luftën tani? Kur iku Kiara më iku njëri krah, tani s’ka…

You may also like