Të dobët mendërisht, futbollistët e PSG-së tani me psikolog në klub

by admin
Spread the love

PSG-në gjatë pesë viteve të fundit, ka shfaqur dobësi sa i përket forcës, çka ka rezultuar vendimtare në dështimet në Champions League.

Eliminimet si ai nga Mançester Unated në “Parc des Princes” (2019) apo ai i këtij viti në “Bernabeu” përballë Realit të Madridit kanë qenë rastet e një skuadre që, pavarësisht investimit të pakushtëzuar nga sheiku nga Katari, ende nuk di t’i përballojë avantazhet në garën më të fortë kontinentale.

Sipas informacioneve të “L’Équipe”, skuadra pariziene po mendon të përfshijë një psikolog në ekipin e parë për të shmangur raste si i “Bernabeut” në mars. Puna e tij do të jetë me kohë të plotë dhe do të shoqërojë ekipin në seancat stërvitore, duke promovuar frymën kolektive të skuadrës. Kësaj duhet t’i shtojmë edhe një nutricionist që dëshiron të punësojë klubi për të kontrolluar gjendjen fizike të lojtarëve.

Me një psikolog të përditshëm në klub, PSG beson se mund të bëhet më i fortë në Champions League. Pas më shumë se një dekade pas ardhjes së Al Khelaifit në kryeqytetin francez, klubi nuk ka arritur ende të fitojë Kupën e shumëpritur evropiane, që është i vetmi titull që i mungon, pasi ka fituar gjithçka në futbollin francez.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like