Të del miu s’di nga të vesh”, deputeti godet sërish: Qyteti s’ka më mace, i kanë çuar në spital

by admin
Spread the love

Deputeti Sajmir Korreshi, u bë viral gjatë seancës maratonë të 16 Shtatorit në kuvend, ku teksa fliste për kushtet në spitalin e Lushnjes, lëshoi batuta se “të del miu, s’di nga të vesh”.

Në seancën e sotme, deputeti u ndal sërish te problematikat e Lushnjes, ku riktheu sërish faktin se “spitali është pushtuar nga minjtë”.

Sipas tij, tani qyteti nuk ka më mace, pasi i kanë çuar në spital, të l*uftojnë minjtë.

Fjala e Korreshit:
Nuk e kemi vetëm te vaksinat, për hir të vërtetës i gjithë grupi parlamentar ka qenë pro. Në Lushnje duhet mik i fortë për të bërë Pfizer, për një skaner duhen dy javë dhe atëherë v*irusi ka kaluar dy herë në trupin e njeriut. Skaneri i spitalit në Lushnje do mik, 4 javë që qytetarët të marrin përgjigjet. Dua t’i falenderoj mjekët por jo drejtuesit, në kulmin e pandemisë, ju ftoj të vini ta shikoni urgjencën. Nuk ju kërkoj shumë kohë, vetëm atë që harxhoni në parukeri, ju qeshët herën e parë se aty kalojnë minj, sot aty nuk gjenden mace pasi i kanë çuar në spital të hanë minjtë. Do t’ju lutesha të gjithëve që me rrogën tuaj të parlamentit do t’ia dilnit në fund të muajit, jo më me rrogën e qytetarit”, shprehet Korreshi.

You may also like