Të Berishës apo të Bashës? Kristaq Kume tregon listat e kujt do pranojë KQZ-ja për zgjedhjet e pjesshme lokale

by admin
Spread the love

Ish-kreu i KQZ Kristaq Kume komentoi se nëse zgjedhjet mbahen brenda një harku të shkurtër kohor, cila PD do të regjistrohet, ajo që përfaqësohet nga Lulzim Basha apo Sali Berisha? Në rastin e përplasjes në PD ku janë krijuar dhe dy grupime, Kume deklaroi se KQZ do të presë nga PD emrat e Bashës.

Përsa i përket palës tjetër, Kume shtoi se ka vetëm dy mundësi për t’u regjistruar në këto zgjedhje, o të regjistrohen si parti më vete ose këta kandidatë të dalin si të pavarur.

“Zgjedhjet për këto 6 bashki do të bëhen. Nuk ka pse të vihet në dyshim. Se kush do të marrë pjesë në garën zgjedhore, kjo është pjesë e politikës dhe qytetarëve që natyrisht në situatën ku jemi ka vend dhe pyetja kush do të jetë nga PD. Duhet lexuar ligji dhe ballafaquar me situatën aktuale. Nëse nesër dekretohen zgjedhjet dhe Komisioneri i Lartë pret subjektet për kandidatët, nga PD do të priten emrat që sjell Lulzim Basha. Kurse grupimi tjetër mund të çojë kandidatura, nëse regjistrohet si subjekt politik dhe në këtë rast duhet të jetë një kusht për këtë parti të re që të mbledhë dhe firmat mbështetës dhe si kandidat i pavarur”, u shpreh Kume në Debat.

You may also like