TBILISI – Zourabichvili: Nëse Putin fiton në Ukrainë, lufta tjetër do të jetë ndaj vendeve të BE-së

by admin
Spread the love

TBILISI, 19 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili ka paralajmëruar rrezikun e agresionit rus kundër vendeve të tjera evropiane, anëtare të BE-së, nëse Ukraina humbet luftën.

”Është natyra e Rusisë, që ajo nuk ndalet nëse nuk ndalet”, tha 71-vjeçarja në një intervistë në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

”Evropianët duhet të jenë të shqetësuar. Ukraina sot lufton vërtet për të mbrojtur sigurinë evropiane dhe ukrainasit vdesin për evropianët e tjerë”, tha Zourabichvili.

“Nuk ka asnjë ndryshim midis shteteve baltike, Polonisë dhe pjesës tjetër të Bashkimit Evropian. Zgjedhja e Vladimir Putinit nëse ai do të shkojë më tej dhe nëse ai nuk do të mposhtet në Ukrainë mund të jetë çdo gjë,” theksoi ajo.

“Unë mendoj se është shumë e qartë dhe është shumë e lehtë të mbështesësh Ukrainën sot, shumë më lehtë sesa të luftosh një luftë më të madhe nesër. Pra, nëse nuk duam ta gjejmë veten në konferencën e ardhshme të Mynihut ose pas disa vitesh në një situatë shumë më të rëndë, mendoj se vendimi duhet të merret tani”, theksoi Zourabichvili./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like