Tayna publikon këngën e re “Heroinat” – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

19:52 | 28 Nentor 2021

Foto: Instagram

Tayna ka publikuar projektin e shumëpërfolur.

“Heroinat” është publikuar sot nga Tayna, këngë kjo e paralajmëruar më herët nga rep artistja kosovare, shkruan lajmi.net.

Kënga iu dedikohet të gjitha grave që kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare, të cilat Tayna i përmend veç e veç.

Projektin Tayna e ka finalizuar edhe me videoklip duke arritur që për afro 2 orë nga lansimi ti grumbullojë rreth 1 milionë shikime në yotube.

Jo rastësisht Tayna e ka lënë pikërisht sot për 28 nëntor lansimin e këtij projekti./Shqip/

You may also like