Tayna feston ditëlindjen, publikohen pamje nga festa!

by admin
Spread the love

Ditën e sotme Tayna feston 25-vjetorin e lindjes dhe siparin e urimeve e hapi vetë. Ajo ka publikuar një foto në Instastory ku shkruan: “E kam vetveten, çfarë tjetër mund të kërkoj. Vajza e ditëlindjes”. Kaq u desh që dhe ata që e kanë harruar të kujtohen për ditëlindjen e Tayna-s.

Siç pati paralajmëruar ajo ka organizuar edhe një festë gjigande me familjarët dhe miqtë e saj më të. Pamjet u publikuan në Instagram nga të pranishmit. Në tortën e ditëlindjes, e cila ishte me fruta të ndryshme shkruhej: “Urime ditëlindjen, Tayna”.

Mes muzikës dhe fishekzjarrëve festa e reperes ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit./revistawho.com

You may also like