Tayna e zhduku nga kënga, Dafina reagon ‘dhëmbë për dhëmbë’ – Shqip

by admin
Spread the love

Dikur pas hitit “Bye bye” i shihnim shpesh bashkë, por sot Tayna dhe Dafina nuk flasin më për arsye që ende nuk dihen. Ndërkohë kënga e tyre bashkëpunim vazhdon të luhet në koncerte dhe në të fundit Tayna, e ka zhdukur Dafinën nga teksti.

Në tekst është një pjesë ku Tayna thotë: “Bashk na kur vina, kërkush mo veç Tayna e Dafina”. Mirëpo në koncertin e fundit, reperja ia ka ndryshuar tekstin duke hequr emrin e Dafinës.“Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”, dëgjohet reperja, emri i vërtetë i të cilës është Doruntina.

Dafina ka reaguar në të njëjtën mënyrë. Ajo ka ripostuar një version të ri të këngës ku këndon vetëm ajo. “Dafina x Dafina”, shkruhet në postim.

You may also like