Tavares nuk mjafton, Marseille ngec në javën e dytë të Ligue 1

by admin
Spread the love

Goli i Nuno Tavares nuk i ka mjaftuar Marseille që të arrijë fitore ndaj Brest në javën e dytë të Ligue 1. Edhe pse ishin në avantazh që prej minutës së 38-të, ekipi i Tudor nuk e menaxhoi dot situatën dhe u ndëshkua nga Lees-Melou në sfidën që përfundoi 1-1.

Ndërkohë që janë luajtur më parë edhe pesë sfida të tjera, me Ajaçon e Qazim Laçit që është ndalur në një barazim pa gola përballë Lens. Fitore kanë arritur Clermont 4-2 përballë Reims dhe Toulouse 3-0 kundër Angers.

Ka barazuar sakaq edhe Nice ku zëvendës trajner është Arjan Peço me rezultatin 1-1 ndaj Strasbourg, ndërsa Auxxere-Angers është mbyllur në shifrat 2-2. Sfida midis Lorient dhe Lyon është shtyrë. /oversport.tv

Foto: Ligue 1 Uber Eats, Twitter

You may also like