Taulant Balla merr pjesë në Forumin Global Progresist të organizuar nën kujdesin e Grupit Socialist dhe Demokrat në PE

by admin
Spread the love

Taulant Balla merr pjesë në Forumin Global Progresist, i cili organizohet nën kujdesin e Grupit Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Europian. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla po mer pjesë në Forumin Global Progresist, i cili po mbahet online nën kujdesin e Grupit Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Europian.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se ky Forum e ka zanafillën 12 vite më parë, kur progresistët nga e gjithë bota u mblodhëm në Bruksel në Forumin Global Progresist.

Sipas Ballës, disa nga folësit e nderit të Forumit ishin ish-Sekretarja e Shtetit të SHBA-ve, Madelaine Albright; Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell; Sergei Stanishev, Presidenti i Partisë Socialiste Europiane; Presidentja e Grupit S&D në Parlamentin Europian, Iratxe Garcia Perez; Andreas Schieder, anëtar i Parlamentit Europian.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Dje, sot dhe nesër, tre ditë intensive në Forumin Global Progresist, i cili po mbahet online nën kujdesin e Grupit Socialistdhe Demokrat në Parlamentin Europian🇪🇺. Ky Forum e ka zanafillën 12 vite më parë, kur progresistët nga e gjithë bota u mblodhëm në Bruksel në Forumin Global Progresist. Sigurisht prej 2009, debati dhe çështjet globale për diskutim kanë ndryshuar ndjeshëm për shkak të sfidave të reja dhe të vjetra, por të pazgjidhura, që kanë pasur implikime të rëndësishme si: ndryshimi i klimës, të drejtat e njeriut dhe demokracia, barazia gjinore, globalizimi, zhvillimi i qëndrueshëm, zhvillimi ekonomik, drejtësia sociale, punësimi, transformimi dixhital, qytetet digitale dhe shumë të tjera.

Në ditën e parë të Forumit, personalitete të rëndësishëm në Bashkimin Evropian por edhe në arenën ndërkombëtare ofruan ide për zgjidhje në lidhje me sfidat e kësaj dekade për të mundësuar që kjo të jetë dekada e progresistëve.

Disa nga folësit e nderit të Forumit ishin: ish-Sekretarja e Shtetit të SHBA-ve, Madelaine Albright; Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell; Sergei Stanishev, Presidenti i Partisë Socialiste Europiane; Presidentja e Grupit S&D në Parlamentin Europian, Iratxe Garcia Perez; Andreas Schieder, anëtar i Parlamentit Europian etj.”-shkruan Balla.

You may also like