Tateshi: Covid-19 rrezikoi shëndetin publik dhe dobësoi ekonominë e shtetit tashmë të dobësuar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët, ka reaguar për gjendjen me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Tateshi thotë se viti 2021 do të mbahet mend si një ndër vitet më të vështira edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Shtoi se pandemia me Covid-19 rrezikoi shëndetin publik dhe dobësoi ekonominë e shtetit tashmë të dobësuar.
“Pandemia me virusin korona SARS-CoV2 rrezikoi shëndetin publik dhe dobësoi ekonominë e shtetit tashmë të dobësuar, me të gjitha pasojat e mundshme. Sipas të dhënave statistikore, deri më datën 31 dhjetor 2021, në Maqedoni janë regjistruar rreth 225 mijë të sëmurë nga COVID-19, 8000 të vdekur dhe diku rreth 5300 raste aktive, ndërsa të vaksinuar janë vetëm 39% e popullatës me një dozë dhe vetëm 38% me të dy dozat. Të gjitha këto të dhëna e rreshtuan Maqedoninë e Veriut në grupin e shteteve më të rrezikuara në nivel botëror edhe atë në vendin e pestë në Evropë dhe në vendin e gjashtë në botë për numrin e të vdekurve në një milion banorë.
Element pozitiv i vitit 2021 në shëndetësi janë punëtorët shëndetësor të cilët treguan angazhim profesional dhe sakrificë maksimale. Аndaj, e shfrytëzoj rastin që në emrin e Aleancës për Shqiptarët t’ju falenderohemi dhe t’ju përgëzojmë për gjithçka që keni bërë. Ju jeni heronjtë e dekadës!
Shkaqet: keqmenaxhimi i pandemisë, infrastruktura e vjetruar dhe politikat katastrofale kadrovike.
Propozim zgjidhje për vitin 2022:
-Monitorim i situatës epidemiologjike dhe evitim i futjes të shtetit në valën e pestë;
-Kampanjë për vaksinimin e popullatës duke angazhuar ekspertë të fushës, përfaqësues të shoqatave antivaksere dhe përfaqësues të bashkësive fetare dhe
-Formimin e qendrave postcovid”, ka thënë Bekim Tateshi nga ASH.


You may also like