Tashmë vjen edhe zyrtarizimi. Matthijs De Ligt është zyrtarisht një lojtar i Bayern Munich. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bavarez me anë të një postimi në faqen zyrtare.
Në të thuhej se De Ligt ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me Bayernin deri më 30 qershor 2027. Për kartonin e tij Bayerni ka shpenzuar 67 milionë euro plus 10 të tjera në formë bonusesh.
De Ligt pritet t’i bashkohet ekipit në grumbullim, ndërsa për këtë afrim drejtuesit e Bayernit janë shprehur shumë të lumtur. Si zëvendësues të De Ligt, Juventusi ka siguruar shërbimet e Gleison Bremer. /oversport.tv
Der #FCBayern verpflichtet Matthijs #DeLigt von Juventus Turin. 🔴⚪
🔗 Alle Infos: https://t.co/DxtySGW6SA
#ServusDeLigt #MiaSanMia @mdeligt_04
— FC Bayern München (@FCBayern) July 19, 2022