Tashmë merr edhe formë zyrtare, Felipe Caicedo është lojtar i Interit

by admin
Spread the love

Tashmë merr edhe formë zyrtare transferimi i Felipe Caicedos tek Interi. Ka qenë vetë klubi zikaltër ai që ka bërë publik lajmin nëpërmjet një komunikate zyrtare në faqen e saj.

Në të thuhej se sulmuesi ka nënshkruar me Interi në formë huazim deri në fundin e këtij sezoni. Kështu, Caicedo bëhet afrimi i dytë nga zikaltrit pas Robin Gosens të afruar disa ditë më parë.

Caicedo është një njohje e vjetër e trajnerit Simone Inzaghi. Të dy bashkë kanë punuar në sezonet e fundit kur tekniku italian drejtonte Lazion. Në atë kohë, Felipe Caicedo aktivizohej nën urdhrat e tij. /oversport.tv

 

You may also like