Tashmë është zyrtare, Walter Mazzarri shkarkohet nga stoli i Cagliarit

by admin
Spread the love

“Klubi Cagliari Calcio kuminikon se ka larguar nga detyra e trajnerit të skuadrës së parë Walter Mazzarrin”. Kjo ka qenë deklarata që klubi i Cagliarit ka bërë për të zyrtarizuar përfundimisht largimin e Walter Mazzarit nga stoli.

Vetëm një fitore në tetë ndeshjet e fundit duket se e kanë mbushur kupën dhe drejtuesve të Cagliarit i ka mbaruar durimi. Shkarkimi pritej prej ditësh pasi në mediat italiane ishte vetëm çështje kohe deklarimi zyrtar i kësaj çështjeje.

Cagliari është duke luftuar për mbijetesën dhe ndodhen në vendin e 17, vetëm tre pikë larg zonës së ftohtë. Me tre ndeshje të mbetura nga përfundimi i kampionatit, Cagliari ende nuk e ka bërë të ditur se kush do të marrë drejtimin e skuadrës.

Megjithatë, sipas mediave italiane, pasuesi i Mazzarrit do të jetë Alessandro Agostini. Për gjashtë vite, Agostini ka qenë pjesë e stafit teknik dhe një nga përzgjedhësit në sektorët e të rinjve. /oversport.tv

 

You may also like