Tashmë është zyrtare, Sven Botman është lojtari më i ri i Newcastle

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sven Botman është zyrtarisht lojtari më i ri i Newcastle. Ashtu si edhe pritej, klubi angel me anë të një postimi në faqen zyrtare bëri me dije marrëveshjen me Lille për transferimin e holandezit.

Në komunikatën për shtyp shkruhej se Botman ka firmos një kontratë që do ta mbajë të lidhur me “Qymyrxhinjtë” për pesë sezone.

Kështu, shuhen edhe zyrtarisht shpresat e Milanit për mbrojtësin. Botman ishte objektivi kryesor i kuqezinjve për mbrojtjen, por angelzët ofruan më shumë para çka bëri që Lille ta shiste te Newcastle lojtarin. /oversport.tv

Foto: nufc.co.uk

You may also like