Tashmë është zyrtare, përfundon “martesa” mes Thiago Mottës dhe Spezias

by admin
Spread the love

Tashmë është zyrtare. Martesa e Thiago Mottas dhe Spezias ka përfunduar pas një sezoni. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Spezia komunikon se ka arritur një marrëveshje për të prishur kontratën në mënyrë konsensuale me trajnerin Thiago Motta dhe stafin e tij teknik. Një falenderim nga klubi shkon për të gjitha ata për rezultatet e arritura”, shkruhej në postimin e Spezias.

Thiago Motta mori drejtimin e Spezias në fillimin e sezonit të kaluar, ndërsa arriti objektivin për të qëndruar në elitën e futbollit italian. Për largimin e tij u përfol edhe gjatë muajve dhjetor-janar të sezonit të kaluar, por paraqitjet e mira bënë që drejtuesit të ndryshonin mendim. /oversport.tv

You may also like