Tashmë është zyrtare: Nahuel Molina është një lojtar i Atletico Madrid

by admin
Spread the love

Tashmë vjen edhe zyrtarizimi. Nahuel Molina është një lojtar i Atletico Madrid. Ka qenë vetë klubi spanjoll që me anë të një postimi në faqen zyrtare ka bërë publik lajmin.

Ashtu si pritej, Molina ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë lidhur me klubin madrilen për 5 sezone. Pasi kreu vizitat mjekësore ai hodhi firmën në kontratë dhe do të vihet nën urdhrat e Diego Simeones për të filluar përgatitjet si lojtar i Atleticos.

Nahuel Molina ishte një nga objektivat kryesorë për mbrojtjen e Juventusit, por me ndërhyrjen e Atletico Madrid në garë gjithçka ndryshojë. Ai transferohet në Madrid nga klubi i Udineses. /oversport.tv

Foto: Atletico de Madrid, Twitter

You may also like