Targat ‘rebele” në veriun e Kosovës, gjobat shtyhen me 24 orë – Shqip

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës njoftoi se zbatimi i vendimit të qeverisë së Kosovës për fillimin e gjobave për veturat me targa serbe të qyteteve në Kosovë nga 21 nëntori është shtyrë për 24 orë.

“Lëshimi i paralajmërimeve do të vazhdojë deri më 21 nëntor, dhe pas kësaj date, nga 22 nëntori i këtij viti deri më 21 janar 2023, për të gjithë pronarët e automjeteve që lëvizin në territorin e Republikës së Kosovës me targa të tilla ilegale, sipas me vendimin zyrtar, Policia e Kosovës do të fillojë me zbatimin e gjobave, në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu theksohet se që nga 1 nëntori janë dhënë 1740 paralajmërime për pronarët e automjeteve me targa serbe të qyteteve në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen të hënën në Bruksel dhe pika e vetme e takimit është gjetja e një zgjidhjeje për tejkalimin e tensioneve të shkaktuara nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e serbëve me targat RKS për qytetet e Kosovës.

Ky vendim për shtyrje për 24 orë në Prishtinë vlerësohet se jep mundësinë e gjetjes së zgjidhjes për çështjen e targave, por edhe për çështje të tjera të hapura në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /tesheshi.com/

You may also like