Taremi likuidon Irakun, Irani pret që tani biletën për “Katar 2022”

by admin
Spread the love

Irani është kualifikuar për të tretën herë radhazi në Kupën e Botës “Katar 2022”. Fitorja 1-0 kundër Irakut e siguroi matematikisht vendin e dytë në grup, në raundin e tretë të kualifikueseve.

Irani iu fal golit të sulmuesit të Porto, Mehdi Taremi, i cili shënoi në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes.

Në shtatë ndeshje Irani ka fituar gjashtë dhe ka barazuar një, duke grumbulluar 19 pikë dhe duke u renditur në vendin e parë, me dy pikë më shumë se Koreja e Jugut. / oversport.tv

You may also like