Tare: Romagnoli realizoi një ëndërr, Vecinon e kërkoi Sarri

by admin
Spread the love

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka prezantuar në një konferencë për shtyp dy blerjet e reja të skuadrës bardhekaltër: Alessio Romagnoli dhe Matias Vecino.

“Është një kënaqësi të prezantoj Romagnolin, është realizimi i ëndrrës së një fëmije-tifoz, që për shumë vite ka mbajtur në sirtar këtë dëshirë. Jemi takuar në stadiume të ndryshme, numëronim vitet kur do ti skadonte kontrata. Është një lojtar me shumë eksperiencë, kapiten i Milanit, do të jetë i rëndësishëm brenda dhe jashtë fushës së blertë.

Vecino ishte një kërkesë e Sarrit. Na duhej, kishim nevojë në mesfushë. Kënaqëm trajnerin tonë me një blerje të vyer. Lojtari ka shumë eksperiencë edhe në arenën ndërkombëtare”, ka thënë drejtuesi i Lazios. / Oversport.tv

Foto: S.S.Lazio Twitter

You may also like