Taravari takon ambasadorin e RMV-së në Abu Dhabi – Shqip

by admin
Spread the love

Kreu i ASH-së, Arben Taravari gjatë qëndrimit të tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka vizituar Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi, ku është mirëpritur nga ambasadori Abdulkadër Mehmedi.

“Me amabasadorin Mehmedi, biseduam për ngritjen e bashkëpunimeve ndërmjet shtetit tonë dhe EBA, si në sferën e teknologjisë informative, shkëmbimet tregtare dhe bashkëpunime të tjera zhvillimore në interes të vendit tonë”, ka theksuar Taravari.

Ndryshe, Taravari në Emiratet e Bashkuara Arabe e shoqëron kryetari i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ndërsa në Emiratet qëndron me ftesë të Omar Sulltan Alolama, Ministër i Shtetit për Inteligjencë Artificiale.

Taravari dhe Limani, morën pjesë në “World Government Summit 2023”, prej ku kanë shfrytëzuar nga rasti të realizojnë edhe takime me personalitete të ndryshëm.

You may also like