Taravari: Sela dhe Afrimi më thanë se më 17 tetor do të vijnë dhe do të festojnë këtu në Gostivar

by admin
Spread the love

Kandidati i opozitës shqiptare dhe kryetari aktual i Gostivarit Arben Taravari, në tubimin qendror në Gostivar, deklaroi se më 17 tetor do të dërgohet porosia se dimë të udhëheqim dhe se meritojmë të udhëheqim edhe katër vite, përcjell in7

Ai tha se për 4 vite, Gostivari i 2017-tës, ishte ranguar si komuna e 65-të, me transparencë, ndërsa sot, Gostivari është institucioni më transparent në Maqedoninë e Veriut i udhëhequr nga një shqiptar.

“Nëse e shohim një anketë për besueshmërinë e komunave, Gostivari është i radhitur i dyti, pas Kavadarit. Përsëri komunën e parë shqiptare me besueshmëri te qytetarët. Vetëm në një analizë të USAID-it jemi të fundit, a e dini për çfarë, për korrupsion, dhe më ketë duhet të jemi shumë krenarë”, tha Taravari.

Taravari tha se programi i ri për katër vitet e ardhshme quhet “Transformimi i një qytetet” dhe se pika kryesore e cila promovohet është turizmi katër stinor kë qytetin tonë.

“Puna e dytë, për të cilën kërkojmë nga ju është që të vazhdojmë me qeverisje efikase”, tha Taravari.

Taravari përmendi edhe 24 pikat të cilat sot i shpalosi kundër kandidati Nevzat Bejta, dhe shtoi se prej atyre 18 vetëm se janë të realizuar nga ekipi i tij.

“Duhet ta informojnë se në program e kanë shënuar se do ta rregullojnë kanalizimin në Turanë të Vogël të Madhe dhe Çaje. Po informoheni be atë le t’i pyesin se ato projekte janë realizuar para një viti”, u shpreh Taravari.

Arben Taravari tha se duhet ruajtur tereni deri në fund, deri në ditën e zgjedhjeve.

“Të bisedojmë edhe këto ditë. Kryetarët më porositën se e kanë plan me datën 17 të vijnë dhe këtu të festojmë në mbrëmje”, u shpreh Taravari.

You may also like