Taravari pret në takim Ambasadorin e ri të OSBE-së, Kilian Wahl

by admin
Spread the love





Klan Macedonia
Taravarin pret

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka pritur sot në takim Ambasadorin e ri të OSBE-së në Shkup, Kilian Wahl. Në takim, siç thonë nga ASH, është biseduar për zhvillimet politike në vend dhe në Ballkanin Perëndimor.
“I urova ambasadorit sukses në përmbushjen e prioriteteve të tij gjatë mandatit të sapofilluar dhe në emër të Aleancës për Shqiptarët e falënderova për bashkëpunimin e shkëlqyer deri më tani me Zyrën OSBE-së në Shkup, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në vendin në fusha kyçe siç janë shteti i së drejtës, demokratizimi dhe të drejtat e njeriut”, citohet t’i ketë thënë Taravari ambasadorit.
Taravari ka shprehur gatishmërinë e tij për të, siç thonë nga kjo parti, thelluar bashkëpunimin e suksesshëm me misionin e OSBE-së, sidomos tani kur Maqedonia e Veriut kryeson me këtë organizatë./KlanMacedonia







Artikulli paraprakRrjetet sociale, kurth për të miturat viktima e trafikimit




You may also like