Taravari: Përshëndesim dakordimin e arritur midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë

by admin
Spread the love





Pas takimit të sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq kanë reaguar partia e Arben Taravarit, Aleanca për Shqiptarët, transmeton TV21.

Nga kjo parti duke përcjell qëndrimin e liderit, thonë se përshëndesin “dakordimin e arritur midis Kosovës dhe Serbisë në lidhje me propozimin evropian.

Më poshtë reagimi në formë të integruar:

Përshëndesim dakordimin e arritur midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë në lidhje me propozimin evropian për një “Marrëveshje për rrugën e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë”.

Përkrahim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për fazën vijuese të negociatave rreth zbatimit të kësaj marrëveshjeje, drejt arritjes së njohjes “de jure” nga ana e Serbisë.

Progresi i tillë drejt normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësim evropian dhe me përkrahje amerikane, është një e arritur e madhe për sigurinë, stabilitetin, zhvillimin ekonomik dhe integrimin e rajonit në strukturat euro-atlantike.

Arben Taravari, Kryetar







Artikulli paraprakBE zyrtarisht publikon Planin Evropian
Artikulli tjetërKuvendi votoi ministrat e rinj – ASH pjesë e Qeverisë (Video)




You may also like