Taravari: Nuk shkojmë me zorr në Qeveri, pakoja anti-korrupsion mbetet kusht

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se kusht absolut edhe më tej mbetet pakoja e prezantuar edhe para ndërkombëtarëve e cila përfshin edhe nisma për hapa konkret ndaj luftës kundër korrupsionit. Duke komentuar përplasjet brenda partnerëve të koalicionit, lidhur me zgjerimin e Qeverisë, Taravari tha për Alsat se ata janë çështje të brendshme dhe duhet të vendosin vetë partnerët. ASh, sipas tij nuk do të hyjë me çdo kusht në Qeveri. “Ne nuk shkojmë me zor në Qeveri. Madje nëse nuk ka interes ne do të vazhdojmë në opozitë, kemi qenë dhe mund të vazhdojmë opozitë. Asnjëfarë problemi nuk kemi”, u shpreh Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët për Alsat M.

You may also like