Taravari: Nëse na vjen ndonjë ofertë për të hyrë në Qeveri, do ta shqyrtojmë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Nëse na vjen një ofertë për të hyrë në koalicion qeveritar, do ta shqyrtojmë. Këtë qëndrim e ka bërë të ditur sot ushtruesi i detyrës së kryetarit të partisë politike Aleanca për Shqiptarët, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se mund të hyjë ASh në pushtetin ekzekutiv dhe me çfarë kushtesh do të pranonin.

“Deri tani nuk e kemi diskutuar, tani jemi fokusuar te riorganizimi i partisë. Ne jemi kryesisht në terren dhe flasim, dëgjojmë aktivistët dhe simpatizantët. Ne nuk kemi diskutuar kushtet e hyrjes apo daljes. Ne nuk kemi qenë në Qeveri, kështu që as nuk e kemi menduar. Por do të shohim, do të hetojmë nëse do të ketë një ofertë të tillë. Nuk kemi marrë ofertë deri më tani”, tha Taravari.

Me kërkesë të gazetarëve, Taravari iu referua zhvillimeve të fundit në BDI, duke theksuar se nuk dëshiron të komentojë zhvillimet në partitë tjera politike, por ka vlerësuar se shpërbërja e BDI-së ka filluar dhe se siç tha ai do të ndodhë së shpejti.


You may also like