Taravari: Le ti kemi të drejtat e serbëve të Kosovës në Maqedoni, do ishim të kenaqur

by admin
Spread the love

Rej fundjavës së shkuar, partia “Aleanca për Shqiptarët” në Maqedoni të Veriut, ka një kryetar të ri, Arben Taravarin, pas dorëheqjes në muajin gusht të kryetarit Ziadin Sela, i cili u tërhoq nga kryesimi i partisë pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet për Këshillin e Komunës së Tetovës.

I ftuar në studion e Ditari në A2 CNN në Shqipëri, ndër të tjera ai foli për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni.

“Natyrisht ne vazhdojmë të kërkojmë të drejtat që na takojnë dhe që i kemi trashëgimi nga shteti i kaluar ku kemi jetuar, siç e dini në ish-Jugosllavi. Ne praktikisht, shqiptarët në Maqedoni kemi shumë më pak të drejta se sa shqiptarët që kanë pasur në Republiken Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Gjithashtu në qofte se i krahasojmë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni që jane gati një çerekt e popullatës që jeton këtu, janë shumë më të vogla se të drejtat e Serbëve në Kosovë që janë 4 apo 5%.

Kështu që shpesh e themi le ti kemi te drejtat e serbëve të Kosovës në Maqedoni, do ishim shumë të kenaqur”, deklaroi Taravari.

You may also like