Taravari kërkon që tema e hyrjes së ASH-së në Qeveri të lihet, nuk ka asgjë të re!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ushtruesi i Detyrës, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në konferencë për media, i pyetur për hyrjen e ASH-së në Qeveri, ka thënë se kjo temë duhet lënë, ngase nuk ka asnjë risi.
“Mendojë se këtë temë duhet ta lejmë kështu, nëse ka ndonjë epilog, nëse nuk ka s’besoj se duhet ta ekzagjerojmë. Nuk kemi diçka se hyjmë në Qeveri. Nëse vijmë kurdo qoftë ajo, pas zgjedhjeve apo para zgjedhjeve, unë kisha preferuar pas zgjedhjeve të vijmë në Qeveri dhe ta formojmë Qeverinë, natyrisht nuk do të mbetet institucion i cili nuk duhet të hetohet dhe të shihet. Faktikisht, të bëhet veting në të gjitha institucionet, por para se gjithash të nise me drejtësinë”, tha Taravari, raporton SHENJA.


You may also like