Taravari: Kastriot Rexhepi ka qenë njëri prej iniciatorëve që ka kërkuar sa më shpejtë të bie kjo Qeveri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Arben Taravari tha se në momentin kur është nënshkruar Kastirot Rexhepi, ai as që ka pasur ndonjë dyshim për mocionin për votëbesimin ndaj Qeverisë.

“Kastriot Rexhepi ka qenë njëri prej iniciatorëve që ka qenë dhe ka kërkuar që sa më shpejt, një ditë më parë të bëhet kjo”, tha Taravari.

Taravari tha se ka mundur që ai të vije aty, dhe të thotë se nuk bëhet kjo se mendon ndryshe.

“Kastrioti i japim edhe një shans deri më 15 dhjetor, le të thotë se nëse nuk e marrim datën do ta votoje votëbesimin. 60 deputetë janë këtu. E Shoh se Alternativa e thotë deklarativisht që edhe nëse hyjnë në Qeveri kur të bëheni 61 ne jemi aty për ta votuar mosbesimin e Qeverisë”, u shpreh Arben Taravari në TV SHENJA.


You may also like