Taravari: Ka filluar shpërbërja e BDI-së

by admin
Spread the love




Ushtruesi i Detyrës kryetar i ASH-së, Arben Taravari iu referua zhvillimeve të fundit në BDI, duke theksuar se nuk dëshiron të komentojë zhvillimet në partitë tjera politike, por ka vlerësuar se shpërbërja e BDI-së ka filluar dhe se siç tha ai, kjo që ndodh është e madhe.

“Deri dje kam menduar se është episodi i ardhshëm i një filmi të parë, por mendoj se është më e thellë sesa kaq. Nuk duam të komentojmë zhvillimet në parti të tejra politike, por mendoj se dalë-ngadalë po ndodh shpërbërja e BDI-së, po do ta shohim, t’ai lejmë kohës e cila do ti tregojë të gjitha ngjarjet deri në fund”, deklaroi u.d. kryetar i ASH-së, Arben Taravari.

 


You may also like