Taravari: Heqja e 20%, është koha të tregohet respekt për shqiptarët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari theksoi për “Click Plus” në TV21 se për kërkesën për heqjen e 20% të dhe zëvendësimin me gjuhën shqipe në Kushtetutë, maqedonasit duhet të tregojnë respekt për bashkëqytetarët e tyre shqiptarë.

Ai tha se pretendimet e opozitës maqedonase se kjo do të çojë drejt një shteti binacional janë vetëm përralla për fëmijë të vegjël.

Përdorimi i gjuhës është një çështje e zgjidhur. Çështja këtu është nëse do të tregoni se keni respekt për bashkëqytetarin tuaj. Të mos quhet gjuha e folur nga 20%. Nëse këtë çështje e shikoni si paranoik atëherë mund të bëni konstruksione të ndryshme see do të ketë një konfederatë apo binacionalizim. Këto janë përralla për fëmijë të vegjël”, theksoi Taravari.

You may also like