Taravari: Gostivari është institucioni më transparent në Maqedoninë e Veriut, i udhëhequr nga një shqiptarë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MARKETING I PAGUAR POLITIK

MARKETING I PAGUAR POLITIK

paster

Kandidati nga radhët e koalicionit ASH-AAA dhe kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari, sonte tha se Gostivari është institucioni më transparent në Maqedoninë e Veriut i udhëhequr nga një shqiptar.

“Për 4 vite, Gostivari i 2017-tës, ishte ranguar si komuna e 65-të, me transparencë, ndërsa sot, Gostivari është institucioni më transparent në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë këtu, komunat, ministrit, drejtoritë i udhëhequr nga një shqiptarë.  Këtë nuk e them unë. Këtë e thotë Qendra Evropiane për analiza ekonomike. Dhe në qoftë se e shohim një anketë tjetër për besueshmërinë e komunave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gostivari është i radhitur i dyti. I pari është Kavadarci, i dyti Gostivari, e treat Kumanova, e kështu me radhë. Domethënë përsëri komunë e parë shqiptare me besueshmëri te qytetarët.  Vetëm në një analizë të USAID-it jemi të fundit, a e dini për çfarë, për korrupsion, dhe më ketë duhet të jemi shumë krenarë”, ka deklaruar Taravari. /SHENJA/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like