Taravari: Besoj se do hyjmë në Qeveri, gjasat janë të mëdha

by admin
Spread the love

“Gjasat që Aleanca për Shqiptarët të hyjë në Qeveri janë të mëdha. Marrëveshja nuk është përfundimtare, por probabiliteti që të ndodhë është real”, tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Sipas tij, 90 për qind e objektivave të programit janë të sinkronizuara, nuk kemi diskutuar çështjet kadrovike, në ditët në vijim do të hapim edhe zgjidhjet kadrovike.
“Shpresoj se në ditët në vijim do të ketë një takim të ri dhe do të flasim edhe për zgjidhje kadrovike”, tha Taravari.

Ai theksoi se ka disa kërkesa për të cilat thotë se ai dhe Kovaçevski kanë arritur marrëveshje.

“Këto janë integrimi evropian i vendit si prioritet, lufta kundër korrupsionit, ligji për qeverinë, si dhe kërkesa që Byroja për Zhvillim të Balancuar të bëhet Agjenci”, shtoi kreu i ASH.

Taravari thotë se partia e tij ka kuadrin më cilësor për shëndetësi, por thekson se do të diskutohet më tej. (INA)

You may also like