Taravari: ASH punon për ta ndihmuar rrugën evropiane të vendit

by admin
Spread the love

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të pashmangshme, ndërsa ndryshimet kushtetuese vështirë do të ndodhin pasi pushteti aktual nuk i ka 80 votat e nevojshme në Kuvend.

Kështu tha në daljen e tij të djeshme para mediave në Gostivar, nënkryetari i ASH-së, Arben Taravari. Shtoi se si subjekt politik do të punojnë në drejtim që me çdo kusht e sa më shpejt të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe të fillohen negociatat me BE-në.

“Neve më shumë na intereson fillimi i negociatav të RMV-së pasi ne të gjithë e dimë dhe jemi të vetëdishëm se nuk i kemi filluar negociatat pasi ndryshmet kushtetuese duhet të jenë pikënisja e negociatave. Ne do punojmë në atë drejtim që me çdo kusht sa më shpejt të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe të fillojmë realisht negociatat me BE-në. Situata aktuale politike është problem dhe sa e shoh unë do të jetë problem kalimi me 80 vota dhe normalisht edhe ne do ti kemi kushtet tona si Aleancë për Shqiptarët. Tetë deputetët tonë nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese nëse nuk tërhiqet 20 përqindëshi prej përdorimit të gjuhës shqipe”, deklaroi Taravari.

I pyetur nëse më parë do të ketë zgjedhje të parakohshme apo fillimisht do të ndodhin ndryshimet kushtetuese, Taravari u përgjigj se zgjedhjet janë të pashmangshme.

“Unë mendoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe sipas kësaj që shkon nuk pres që të kalon me 80 vota; sipas asaj që bisedojmë, analizojmë dhe komunikojmë, por do ta shohim të mos shpejtojmë me deklarata”, deklaroi më tej Taravari.

You may also like