Taravari: ASH në zgjedhjet e ardhshme do ta sjellë ndryshimin te shqiptarët

by admin
Spread the love

“Çdo parti ka fokus, pikësynim. Orientimi aktual te ne është rregullimi i brendshëm dhe e dyta ndryshimet politike te shqiptarët pasi kemi një subjekt politik 20 vite në pushtet. Jemi të hapur të bashkëpunojmë me çdo parti, dhe në zgjedhjet e ardhshme do të bëjmë rezultat shumë më të mirë. Riorganizimi jonë shkon nga Likova në Strugë deri në sjelljen e ndryshimit”, tha Taravari kur u pyet sonte në “Rruga drejt” për bashkëpunimet me partitë e tjera politike.

Pas Kongresit, kemi para nesh strategjinë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Jemi partia më e madhe shqiptare për nga anëtarësia, numri i kryetarëve të komunave, me numrin e votave që kemi marrë për deputetë. Kishte një stagnim e kjo duhet të mos ndodh më. Te shqiptarët gara politike zhillohet mes ASH-së dhe BDI-së”, tha Taravari.

Sipas tij, humbja në Tetovë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Këshillin komunal, ka qenë letargjike për ASH-në.

Ai tha se janë të hapur për çdo parti poltike shqiptare për bashkëpunim që të sillet ndryshimi, duke mos e përjashtuar as Alternativën.

Lexo lajme interesante

You may also like